Skip to content

Si veproi një bletar turk me arinjtë që i hanin mjaltin (video)

maxresdefault 8

 

Një bletar turk, Ibrahim Sedef, ka luftuar gjatë me problemin e arinjve që vazhdimisht i bridhnin koshereve të tij në kërkim të mjaltit.

Ato rregullisht ia shkatërronin kosheret.

Dhe Sedef, në pamundësi për t’i ndalur, zgjodhi t’i përdorë arinjtë në procesin e përzgjedhjes së mjaltit më cilësor.

Ai vendosi katër enë plot me mjaltë, në mënyrë që arinjtë të mund të zgjidhin atë që ishte kualitetit më i lartë sipas shijes së tyre.

Përkatësisht, arinjtë tërhiqeshin më së shumti nga aroma e mjaltit Anzer.