Bllokimi I fermerëve për të shitur prodhimet e tyre në tregun e shumicës të fruta-perimeve ka sjellë protestë të tyre por edhe reagimin e bashkisë Korçë për këtë problem.
I kontaktuar për zhvillimet e reja në tregun e shumicës të fruta-perimeve, nënkryetari i Bashkisë së Korçës Kletjon Kita ka sqaruar situatën. Ai ka bërë me dije se në tregun e shumicës asnjë person nuk mund të tregtojë duke qënë i pajisur vetëm me niptin e fermerit.
‘Nëse fermerët duan të tregtojnë prodhimet e tyre bujqesore, ata duhet të pajisen me licencen e tregtarit ambulant dhe më pas të ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun Markata e Shijes’ deklaroi Kita.
Baahkia Korçë duket e vendosur të plotësojë kërkesat e përsëritura të tregëtarëve të pakicës te Markata e shijes për të shmangur konkurencën e padrejtë që u vjen atyre nga tregu I shumicës të fruta-perimeve. Në këtë të fundit krahas tregëtarëve të liçensuar shesin prodhime me pakicë edhe fermerët, duke bërë që qytetarët ta frekuentojnë më tepër nga leverdia e çmimeve më të ulta.
