Dy shtatori shënoi nisjen e procesit të regjistrimit të fëmijëve në të gjitha kopshtet në Bashkinë e Tiranës. Që në ditën e parë u vu re një fluks i madh kërkesash.

 

Këtë vit, sipas zyrtarëve të bashkisë, shumë prindër po hasin vështirësi në plotësimin e dokumentacionit.

 

Megjithë rikonstruksionet e bëra vitet e kaluara dhe hapësirat e reja, sërish kopshtet dhe çerdhet nuk e përballojnë dot numrin e lartë të aplikimeve.

 

Regjistrimet në 34 çerdhe dhe 46 kopshte në kryeqytet do të vazhdojnë deri në datën 15 shtator. Autoritetet presin të akomodojnë këtë vit 11500 fëmijë.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re