Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me komisionerin Johannes Hahn.

 

Takimin e ka njoftuar vetë ambasadori në një postim në Twitter, ndërsa shprehet se e ka informuar komisionerin mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

 

Soreca shton më tej se në funksion të vendimit të tetorit për çështjen e negociatave Shqipëria duhet të vazhdojë të përqëndrohet tek reformat.

 

“Kënaqësi të informoja Komisionerin @JHahnEU për zhvillimet më të fundit të situatës politike në #Albania. Në funksion të vendimit të tetorit @EUClaimil për hapjen e negociatave, është thelbësore që të vazhdojë të përqendrohet në ofrimin e procesit të reformës.#EUforAlbania.”

 

Pleased to brief Commissioner @JHahnEU🇪🇺 on the latest developments of the political situation in #Albania🇦🇱. In view of October @EUCouncil decision on opening accession negotiations, it is crucial that 🇦🇱 continues to focus on delivering on the reform process. #EUforAlbania. pic.twitter.com/TvIW3hsnRP

— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) September 5, 2019

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re