Skip to content

Ndërron jetë edhe i biri i Muhamed Mursit: pas vdekjes së të atit po zbulonte “të përfshirët”

946aaa6efd254e078c3d6443c6f05b8d 18

Dy muaj pasi presidenti i ndjerë i Egjiptit Muhamed Mursi ndërroi jetë në kushte të dyshimta, vdekja e gjeti edhe të birin e tij, Abdullah Mursi, 24 vjeç.

Rrjeti mediatik Al Jazeera konfirmon përmes burimeve nga familja Mursi se i riu ka vdekur nga një sulm i papritur në zemër, pasi u dërgua në një spital në kryeqytetin Kajro.

Abdullah Mursi kishte përjetuar shtrëngime gjoksi teksa ishte duke drejtuar makinën në shoqërim të një miku, dhe vdiq pas pak minutash në ambientet spitalore.

Pak ditë pasi i vdiq babai, Abdullah identifikoi disa figura, përfshirë Ministrin aktual të Brendshëm Mahmoud Tawfiq, paraardhësin e tij Majdi Abdel Ghaffar si dhe gjykatësin që mbikëqyri gjyqin e ish-presidentit, Mohamed Shereen Fahmy, si “bashkëpunëtorë” në vrasjen e President Morsi.

Muhamed Muri, presidenti i parë i zgjedhur me vota në Egjipt, vdiq në rrethana të dyshimta në muajin qershor, kur po gjykohej për akuza të motivuara politikisht.