Skip to content

Britani, Gjykata e Lartë hedh poshtë sfidën ligjore anti-Johnson

merlin 155960445 190e1cff f8a9 423e af82 eab0fd6c0fe5 articleLarge

Gjykata e Lartë e Britanisë hodhi poshtë një sfidë ligjore kundër vendimit të kryeministrit Boris Johnson për të pezulluar parlamentin nga java e ardhshme.

Në aktvendimin e saj, gjykata tha që Johnson u gjet se kishte vepruar brenda ligjit kur ai e këshilloi Mbretëreshën të pezullojë parlamentin deri në 14 tetor.

Çështja u soll në gjykatë nga kryesuesja e fushatës Gina Miller dhe ish-kryeministri John Major.

Në fillim të kësaj jave, një sfidë e ngjashme u refuzua nga gjykata më e lartë civile e Skocisë pasi tha se kryeministri kishte vepruar në mënyrë të ligjshme dhe prorogimi nuk ishte çështje e gjykatave.

Johnson vendosi të pezullojë parlamentin deri më 14 tetor – një veprim i akuzuar si “jodemokratik” nga partitë e opozitës. Johnson është akuzuar për mos shtyrjen e afatin e Brexit pas 31 Tetor.

Dhoma e Komuneve në fillim të kësaj jave miratoi një projekt-ligj, i cili bllokon një Brexit pa marrëveshje dhe pritet të bëhet pjesë e ligjit britanik brenda disa ditësh.

Johnson i cili u zgjodh si udhëheqësi i ri i Partisë Konservatore pas dorëheqjes së Theresa May ka thënë vazhdimisht se Mbretëria e Bashkuar do të largohej nga BE në afatin e 31 tetorit.