Skip to content

Terror rrugor në Berlin: Porsche vret katër këmbësorë në trotuar, përfshirë një fëmijë

50335342 303

Një aksident i rëndë rrugor në Berlin të premten mbrëma vrau katër persona, duke përfshirë një fëmijë midis moshës tre dhe katër vjeç, tha një zëdhënës i departamentit gjerman të zjarrit, raporton Morgen Post.

Ka qenë një Porsche i cili fluturoi mbi trotuar duke marrë përpara disa njerëz. Drejtuesi dhe pasagjeri i Porsche-it u plagosën në përplasje, dhe ndihma u dha në vendin e ngjarjes. Një vajzë 6-vjeçare që ishte gjithashtu në Porsche u plagos.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

“Ju lutemi përmbahuni nga spekulimet dhe merrni parasysh familjet”, këshilloi policia.