Skip to content

Parlamenti Britanik miraton mocionin për të bllokuar Brexit pa marrëveshje

boris johnson 3

Dhoma e Përfaqësuesve të Parlamentit britanik ka miratuar një projekt-ligj për të bllokuar Brexit pa një marrëveshje më 31 tetor, duke detyruar kryeministrin Boris Johnson të kërkojë nga Brukseli që të zgjasë afatin për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian deri në 1 janar.

Ky vendim nga Dhoma e Epërme është shumë domethënës sepse e detyron Johnson të kërkojë një vonesë në Brexit, në mënyrë që të shmangë largimin nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.

Sidoqoftë, që projektligji, i cili u miratua më parë nga Dhoma e Komunave, për t’u bërë ligj, do të duhet gjithashtu duhet të miratohet nga Mbretëresha Elizabeth II të hënën.

Qëllimi i tij është të shtyjë Brexit, të planifikuar për 31 tetor, me tre muaj nëse kryeministri Johnson nuk arrin një marrëveshje me BE-në deri më 19 tetor.

Ndërkohë, Johnson ende beson se zgjedhjet e parakohshme janë një zgjidhje për krizën politike në vend.

Kryeministri britanik shpreson që opozita të pranojë kërkesën e tij për zgjedhje të parakohshme në mes të tetorit për të marrë një shumicë, e cila t’i mundësojë largimin nga BE në 31 tetor, me ose pa një marrëveshje.

Johnson ka filluar menjëherë fushatën dhe në Skoci u takua me fermerët dhe peshkatarët që mbështetën daljen nga BE në referendumin e qershorit 2016.

Qeveria do të propozojë përsëri një votim për zgjedhjet e parakohshme, e kjo të hënën.

Më 4 shtator, opozita arriti që me shumicë votash në parlament të miratojë një ligj që ndalon Brexit pa marrëveshje. Parlamenti më pas hodhi poshtë propozimin e Johnson për të mbajtur zgjedhje të parakohshme më 15 tetor.