Depresioni dhe problemet sentimentale kanë çuar drejt aktit të vetë-helmimit të dy vajzave 20-vjeçare në qarkun e Beratit.

A.Ç., 20-vjeçe, nga fshati Ura e Kuçit në Urë-Vajgurore dhe Anila.K, 20-vjeçe, nga lagjia “11 Janari” në qytetin e Kuçovës kanë mbërritur pranë Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë.

Burimet zyrtare pranë këtij reparti kanë deklaruar se, vajzat kanë pirë medikamente helm-uese që përdoren në bujqësi dhe kanë mbërritur në Urgjencën e Beratit në gjendje kritike për jetën.

Të njëjtat burime pohojnë se, vajzave i’u është dhënë ndihma e parë mjekësore pranë këtij reparti dhe më pas janë dërguar me urgjencë me autoambulanca drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Burimet e policisë konfirmojnë se, vajzat janë hel muar në banesat e tyre, në kushte të rënda depre sioni.

Dy 20-vjeçaret kanë qënë të fejuara dhe dyshohet se shkak për ndërmarrjen e aktit të vetëhelm-imit kanë qënë problemet dhe konfli ktet e shpeshta me partnerët e tyre, gjë që është pohuar në polici edhe nga deklaratat e dhëna nga familjarët e dy vajzave.

Vetë-helmimi me medikamente të ndryshme duket se ka pasur një trend në rritje në qarkun e Beratit, ku vetëm këtë vit janë vetë-helmuar rreth 23 vajza nga mosha 18-35 vjeçe, dy prej të cilave kanë humbur jeten pas konsumimit të lëndës helmuese “fostoksinë”.

Burimi: Top Channel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re