Skip to content

Gafa e francezëve, ngatërrojnë himnin e Shqipërisë me të Andorës

gafa

Në prag të nisjes së sfidës mes Francës dhe Shqipërisë, dhe “Stade de France”, kur po këndoheshin të dyja himnet ka ndodhur një ngaterrese nga ana e stafit organizator.

 

Në vend që të vendosnin himnin e Shqipërisë, stafi i stadiumit kombëtar të Francës, ka vendosur himnin e Andorës dhe lojtarët shqiptarë kanë reaguar të cuditur.

 

Më pas, u këndua himni i Francës, por lojtarët e kombëtares shqiptare nuk kanë lëvizur nga vendi dhe nuk kanë pranuar që të japin duart me kundërshtarët pa dëgjuar himnin e Shqipërisë.

 

Ndërkohë organizatorët francezë pas gafës vendosën të kërkojnë falje, por sërish bënë një gabim të dytë, në altoparlantët e stadiumit, u dëgjua tu kërkonin falje tifozëve të Armenisë, jo të Shqipërisë.