Skip to content

Fier, përfshihet nga flakët zona kodrinore e Cakranit

Një zjarr ka rënë këtë të dielë në zonën kodrinore të Cakranit.

 

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha ullinj e shkurre ndërsa forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e zjarrit.

 

Por pavarësisht ndërhyrjes, si pasojë e terrenit të vështirë forcat zjarrëfikëse e kanë hasur vështirësi gjatë ndërhyrjes.