E hëna parashikohet sërish e paqendrueshme, me reshje shiu e
shtrëngata kryesisht në Veri të territorit. Deri në mes të javës moti do
të mbizotërojë me kthjellime e zhvillime të vranësirave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, këto vranësira në formë të izoluar do
të pasohen nga reshje shiu. Prej ditës së enjte moti me diell do të
mbizotërojë në vend.

Gjatë këtyre ditëve era përgjithësisht do të fryjë e lehtë e mesatare
në det me drejtim Jugperëndim-Veriperëndim. Valëzimi në det
parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

Gjatë ditës së premte era dhe valëzimi kanë tendencë forcimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re