Skip to content

Goditja e radhës për Johnson: deputetët britanikë, tjetër “Jo” thirrjes për zgjedhje

6efe6d7634604848ad4436bed3c9c58d 18

Deputetët e parlamentit britanik kanë refuzuar sërish thirrjen e Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme, tani që ka filluar edhe shpërbërja pesë-javore e parlamentit.

Në total, 293 deputetë votuan për nismën e kryeministrit që kërkon të dilet në zgjedhje, por ky numër është shumë më i vogël se sa duhet. Më herët, deputetët opozitar konfirmuan se nuk do të përkrahnin zgjedhjet për tetor, duke insistuar kalimin e një ligji që bllokon daljen nga BE-ja pa marrëveshje.

Parlamenti zyrtarisht u shpërnda apo prorogua në mesnatë, në orën 02:00 (sipas kohës lokale) dhe do të rihapet me 14 tetor.