Prestigjiozja New York Times ka shkruar rreth Shqipërisë, si një
destinacion që 5 vitet e fundit konsiderohet nga vizitorët si ‘cep i
paeksploruar i Evropës’.
Në faqen në Instagram të New York Times dedikuar udhëtimeve është
publikuar foto e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, e cila është ende në
fazën e ndërtimit.
Krahas kësaj foto komentet e ndjekësve kanë qenë mjaft pozitive për
të vizituar Shqipërinë, disa prej tyre duke etiketuar edhe personazhe me
famë botërore, me origjinë shqiptare si Dua Lipa etj.
