Polica e Elbasanit ka parandaluar nëj të moshaur që të kryej vetëvrasje.

Pas marrjes së një telefonate nga një qytetar, ku një e moshaur rreth 80 vjeçe ishte në tentativë për t’u mbytur në lumin Shkumbin, uniformat blu kanë ndërhyrë dhe kanë parandaluar të moshuarën që të kryejë aktin e vetëflijimit.

E moshuara nuk është identifikuar ende ndërsa policia ka bërë apel për ndihmë.

Sipas policisë, ajo është rreth 80 vjeçe, e veshur me një bluze krahë gjata ngjyrë blu, me një fund të gri me vija të bardha, ku mban me vete një çantë dore ngjyre verdhë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re