Skip to content

Zemërmadhja Gjermani: marrim 25% të emigrantëve që shpëtohen në det

Italy Germani

Gjermania është e gatshme të marrë çerekun e emigrantëve që mbërrijnë në Itali me varkë, tha Ministri i Brendshëm i vendit Horst Seehofer.

“Nëse gjithçka mbetet siç diskutohet, ne mund të marrim 25% të njerëzve të shpëtuar nga operacionet detare që zhvillohen në Itali,” i tha Seehofer të përditshmes Suddeutsche Zeitung.

Seehofer shtoi se kjo nuk do të mposhtte politikën e migracionit të Gjermanisë. Ai gjithashtu tha se Gjermania ndjek politikën e migracionit “human”, duke shtuar: “Ne nuk do të lejojmë që dikush të mbytet”.

Gjermania, Franca, dhe Italia do të mblidhen në Maltë në 23 shtator për të diskutuar çështjen e migracionit.