Artan Bilani është nga te paktet artizane te Shkodrës qe ruan traditën e punimit te qelesheve. Qëkur ishte 24 vjeç ju besuan sekretet e punës, nga një familje e vjetër gjakovare qe këtë simbol te veshjes tradicionale shqiptare ta beje ne mënyrë te përsosur.

 

Megjithëse fitimet janë te pakta ai thotë se nuk do heqë dore kurrë nga prodhimi i qelesheve.

 

Artan Bilani zbulon disa nga teknikat e realizimit te qelesheve qe janë trashëguar prej shekujsh.

 

Veshjet tradicionale shqiptare po zgjojnë gjithnjë e me shume interesin e te huajve qe vizitojnë vendin tone.

 

Bilani shpreh keqardhjen qe zanati I tij tashme nuk preferohet shume nga te rinjtë. Qeleshja një nga elementet me te hershem te veshjes tradicionale shqiptare.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko