Një grua amerikane u bë personi i parë në botë që notoi Kanalin e La Manshit katër herë, pa u ndalur.

Sarah Thomas, 37 vjeçe, e filloi sfidën në orët e para të së dielës dhe e përfundoi të martën në mëngjes, pas më shumë se 54 orësh. Notarja, e cila përfundoi trajtimin e kancerit në gji një vit më parë, tha se ua kushton notin e saj “të gjithë të mbijetuarve nga kanceri”.

Më herët, vetëm katër notarë e kanë kapërcyer Kanalin me not, tri herë pa u ndalur. Kanali i La Manshit lidh Anglinë dhe Francën.

Distanca më e shkurtër midis dy vendeve është 21 milje, por ajo kalon përmes njërës prej rrugëve më të ngarkuara të transportit në botë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko