Tërheqja e diplomatëve u ndoq nga një krizë të shkaktuar nga sulmet e dyshuara që dëmtuan dëgjimin e diplomatëve amerikanë, shkruan Al Jazeera, .
Administrata amerikane po përgatitet të kërkojë nga Kuba të tërheqë 60 për qind të diplomatëve në Washington, thanë zyrtarët amerikanë në përgjigje të masës së javës së kaluar të SHBA për të zvogëluar numrin e stafit të saj diplomatik në Havanë në të njëjtën sasi.
Kërkesa e SHBA është një tjetër hap i madh prapa për marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, dy vende që kanë rinovuar marrëdhëniet diplomatike së fundmi pas gjysmë shekulli të armiqësive.
Ajo vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara përpiqen të mbrojnë diplomatët e tyre nga sulme të pashpjegueshme që rrezikojnë shëndetin e të paktën 21 amerikanëve në Havanë për shkak të sëmundjeve që kanë dëmtuar dëgjimin, pamjen, njohjen dhe balancën, njoftoi media amerikane./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re