Ish-shefja e FMN-së, Christine Lagarde ka fituar mbështetjen e Parlamentit Evropian për të drejtuar Bankën Qendrore Europiane

Sigurimi i shumicës së votës nga anëtarët e PE-së i hapi asaj rrugën që të bëhet gruaja e parë që mban këtë post të lartë.

Ligjvënësit votuan 394 për, 206 kundër dhe me 49 abstenim në seancën e parlamentit në Strasburg.

“Christine Lagarde është një zgjedhje e shkëlqyeshme”, tha para votimit, Ludek Niedermayer, një ligjvënës i krahut të djathtë.

Lagarde nuk ishte e pranishme në seancë, pavarësisht ftesës për të marrë pjesë.

Ajo ka drejtuar më parë institutin prestigjioz Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndërsa pozita e saj pritet të zgjasë për një mandat tetë-vjeçar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re