Me ne fund e kapa camarrokun e pallatit tim. Ishte me te jemen, sapo dolen nga supermarketi “Big Market”. I pershendeta dhe po bisedoja me te jemen, te bijen e humoristit te talentuar te te ndjerit Met Bega, kur neper kembet tona erdhi camarroku. Kam maredhenje te mira me camarrokun.

 

Pershendetemi shpesh neper shkallet e hyrjes. Por nuk me degjon fare, kur i them eja te bejme nje foto. Por sot ja “mblodhi” e jema. Pranoi te bejme kete foto. Une me te qeshur i them mamase se tij se kjo foto me rrit kreditet e mia. Qeshem te dy. Pastaj u ulem te tre ne lokalin, poshte pallatit tone dhe nisem shtruar biseden…

 

….Te madhin Met Bega e kam njohur ne mesin e viteve 1980, kur punonte ne nje ndermarje andej nga kombinati poligrafik, pa vajjtur ne te, ne krahun e majte. Isha me sherbim ne Tirane dhe kisha per te kryer disa maredhenje financiare ne ate ndermarje. Pasi mbarova pune me shefin e finances, drejtohem tek Drejtori, per ti treguar se kisha mbaruar pune dhe kisha ne dore kerkese arketimin per detyrimet e prapambetura ne raport me Uzinen e Petezimve, per rrethoret e oficines.

 

Trokas dhe nga brenda degjoj nje ze: -Hyr. Shtyva deren dhe u gjenda perballe drejtorit nje person i njohur ne ate kohe ne mjediset e Ministrise tone. Ne kolltukun perballe ishte ulur Met Bega, i afirmuar ne ate kohe si humorist. I jap doren drejtorit dhe Met Beges dhe ulem ne krah te Metit. Biseda kishte humorin qe e percillte aq bukur Met Bega. Tregoi shume qyfyre dhe ndodhi te jetes se tij te perditshme.

 

Skecet e ndryshme dhe batutat qe i lindnin ne cast kur ishte ne skene. Koha kaloi shume bukur she shume shpejt. Na dhimbte barku nga te qeshurat dhe gallatat e Metit. Pastaj sipas zakonit i zoti i shtepise, me ftoi per kafe. U ngritem te dy edhe Met Bega dhe u futem ne lokalin e ndermarjes pak hapa me tutje.

 

U be porosia dhe biseda vazhdoi ashtu rrjedhsehm dhe me humor atje ku e kishim lene ne zyre. Koha iku shpejt dhe une duhej te largohesha se do te paraqesja ne sportelin e bankes kerkese arketimin. I dhashe doren Met Beges, Drejtori me percolli edhe pak me tutje…..

 

…Keto i kujtova vajzes se Met Beges. Per cudi camarroku degjonte me vemendje, a thua e kuptoi rendesine e personalitetit te gjyshit te tij. E jema me tha se camarroku ka disa tipare te gjyshit dhe besoj se do te behet dikush ne ate fushe me keto te dhena.

Me te qeshur i them camarrokut: -Ti do te behesh edhe me i famshem se gjyshi jot, se je Nipi i tij, mjalti i mjaltit…..

 

Shkruar nga Piro Millona

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re