Antoine Griezmann këmbënguli se duhet pak kohë që ai të koordinohet si duhet me Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Barcelona doli me një pikë nga transferta kundër Borussia Dortmund, në sfidën hapëse të tyre në Champions.

Në përplasjen e së martës në Grupin F, portieri Marc-Andre ter Stegen priti një penallti në pjesën e dytë, të goditur nga Marco Reus.

Leo Messi bëri paraqitjen e tij të parë të sezonit, pasi u rikuperua nga një dëmtim, duke luajtur si zëvendësues në pjesën e dytë.

Në përgjithësi ishte një natë zhgënjyese për kampionët spanjollë, në anën e të cilëve ishin edhe Suarez me Griezmann.

“Ky është muaji im i dytë, që kur arrita te Barcelona. 

Duhet të mësohem me to, të luaj më shumë për t’i kuptuar lëvizjet e Suarez dhe Leos, – tha Griezmann për “Movistar +”. – Ne nuk kemi goditur në portë sa duhet, ndaj duhet të përmirësohemi, të punojmë specifikisht në këtë drejtim.

Morëm një pikë, sidomos falë Marc (portierit), që priti penalltinë dhe na shpëtoi disa herë të tjera”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko