Skip to content

Aktori elbasanas Eduart Cala (1950)

EDUART CALA 4

 

 

Aktori elbasanas Eduart Cala 1950

Eduart Cala, ka lindur ne Elbasan me 19.09.1950. dhe vazhdon te banoje po aty.
Po ne qytetin e tij u arsimua shkoi ne shkollen fillore 7 vjecare “Ptoleme Xhuvani”,ate te mesmen ne”Jeronim De Rada” dhe te larten ne ”Aleksander Xhuvani,,ne degen Gjuhe-Letersi. Aktivitetin e tij e ka nisur ne teater e ka filluar qe kur ishte gjimnazist ne komedine”Udha e Zavalinajve,, ne vitin 1966-67 dhe si aktor profesionist ne vitin 1971.

 

1568879519 607 Aktori elbasanas Eduart Cala 1950

Ka interpretuar ne Teater rreth 56 drama e komedi, ne role te para, te dyta e te treta…ka vene ne skene rreth 20 pjese per femije e te rinj dhe vazhdon te punoj si regjisor ne teatrin e kukullave ”Skampa,, ne Elbasan. Ka drejtuar koncerte e spektakle te ndryshme, si te te ansamblit ”Isyf Myzyri”, festivale mbarekombetare te kenges popullore qytetare, festivale te kenges per femije, koncerte promovuese te grupeve te ndryshme te rinjsh, si dhe ka interpretuar edhe disa role ne filmat e kinostudios dhe ato televizive si:

 

1568879526 648 Aktori elbasanas Eduart Cala 1950

Partizani vogel Velo, Tre veta kapercejne malin, Nje jete me shume, Pertej mureve te gurta, Pranvere e hidhur, Ngjyrat e moshes, Nje nate Nentori, Kronike e atyre viteve…sigurisht, kontributi i tij ne kinematografi eshte modest, nuk jane personazhe kryesore, por jane figura interesante qe fatmiresisht kane mbetur ne kujtesen e spektatorit.

 

1568879526 195 Aktori elbasanas Eduart Cala 1950

Per interpretime me nivel artistik ne skene, i eshte dhene Medalja ”Naim Frasheri” ne vitin 1985 nga presidiumi i kuvendit popullor te asaj kohe. Ka mare vleresime nga jurite e festivaleve kombetare te teatrove si dhe te atyre per femije e kukulla.

 

1568879528 246 Aktori elbasanas Eduart Cala 1950

“Per kontribute ne paraqitjen e vlerave artistike ne qytetin e tij te lindjes, ku ka marre ”Mirenjohjen e Qytetit” dhene nga Bashkia Elbasan. Pak a shume, kjo eshte jeta e tij artistike. Eshte i martuar, ka dy djem, te shkolluar, te martuar me nga dy femije, eshte gjysh i tre mbesave dhe nje nip Edi junior, jetojne ne Itali.

 

1568879529 425 Aktori elbasanas Eduart Cala 1950

 

 

1568879529 372 Aktori elbasanas Eduart Cala 1950

 

 

/aktoretshqiptare.info