Skip to content

Përfundon në spital pedagogu që kërkonte favore se*suale në Universitetin e Elbasanit

 

Pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, që kërkonte favore se*suale në këmbim të notës, ka përfunduar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore.

Mësohet se ai është shtruar që mbrëmjen e së mërkurës, 18 shtator, në një spital në Tiranë.

Siç bëhet me dije, pedagogu  ka pasur tension të lartë dhe po kryen vizitat përkatëse.

36-vjeçari, pedagog pranë Fakultetit Ekonomik, u ndalua nga policia me akuzën se ka kërkuar favore se*suale nga një studente në këmbim të notës kaluese në provim.

Ai akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.