Për artistet e huaj, kjo ngjarje është e një rëndësi te veçante, dhe për disa prej tyre kjo nuk hera e pare qe marrin pjese ne këtë bienale.

 

Isabela Moreno Alosette: Unë prezantoj Spanjën me vetëportretin tim, do ta quaja një pune ekspresioniste e mbështetur ne teknikat e piktorit te madh Picaso. Kjo bienale është shume e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë por për boten sepse janë kaq shume artiste qe janë mbledhur këtu. Unë kam marre pjese ne te tre bienalet e mbajtura ne Shqipëri.

 

Mona: Është hera e dyte qe unë jam këtu, herën e kaluar isha pjesëmarrëse ne edicionin e dyte, për mua është e mrekullueshme kjo bienale, sepse është një mundësi e mrekullueshme për artistet qe te njihen, ndërsa për Shqipërinë do te thoja se është e mrekullueshme.

 

Pjesëmarrja e kaq shume artisteve ne një aktivitet te tille është njëherësh një eksperience unike edhe për shkëmbimin e kulturave.

 

Rongxuna Cao: Për këtë bienale dëgjova nga profesori im dhe jam e lumtur qe punën time ta sillja këtu. Është vërtet e madhe dhe shume e bukur, e ndërsa ndodhem këtu profesori im shprehu dëshirën qe shume nga punët e artisteve shqiptare t’i prezantoje ne Kine, ne mënyrë qe komunikimi kulturor mes dy vendeve te jete me i madh.

 

Ideatori i bienales Helidon Haliti shpjegon risitë e këtij edicioni te trete.

 

Te gjitha veprat e realizuara nga artiste te ndryshëm do te qëndrojnë te ekspozuara për publikun deri ne 30 Tetor.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko