Shqipëria shkundet nga tërmeti, pasditen e kësaj të shtune duke krijuar frikë dhe panik tek shumë qytetarë.
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me lëkundjet e fuqishme duke theksuar se tërmeti i magitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik, 1 km nga qyteti i Durrësit është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit.
Lëkundje mjaft të fuqishme janë ndjerë edhe në kryeqytet ndërkohë që qytetarët kanë nxituar të dalin nga banesat për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm.
Ndërkohë sipas ministrisë nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e të lënduarve.
Gjithashtu ministria njofton se po punohet me shpejtësi për bërë bilanc për dëmet paraprake teksa e konsideron se ky është tërmeti më i fuqishëm në 20-30 vitet e fundit në vendin tonë.