Ekspozita multimediale paraqet rrugën e jetës së Teslës nga lindja deri në reflektimin e tij në botën moderne në një mënyrë krejtësisht të re.
Në ekspozitë dominon skulptura dhjetë metra e lartë e Nikola Teslës e bërë nga hekuri, dhe me një program të pasur shoqërues mulitimedial, ekspozita është pasuruar me një numër artefaktesh nga jeta e shpikësit gjenial, ndërsa janë ekspozuar disa buste të Nikola Teslës.
Vizitorët mund të shohin ditarët shkollorë me notat e Teslës teksa ishte nxënës në shkollën e Karlovacit. Aty është edhe banka e shkollës nga gjenerata e tij si dhe disa nga pajisjet e asaj kohe.
Qëllimi i ekspozitës së Nikola Teslës – “Mind from the Future” është për të pozicionuar Teslën si trashëgimi kulturore kroate, të nxisë dhe inkurajojnë përsosmërinë artistike, origjinaliten dhe aplikimin e teknologjive të fundit në fushën e artit pamor.
Ekspozita e cila ka nxitur interes të madh në opinionin publik do të mbetet e hapur deri më 20 mars të vitit 2018./AA/.