Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, pas tërmetit të fuqishëm që u ndje sot në mbarë vendin, ka shpërndarë një fletushkë dixhitale me udhëzime për qytetarët, se si të sillen në raste tërmetesh.

Pak kohë më parë, Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, ironizoi dhe u tall me Presidentin e Republikës, i cili u kishte dërguar një shkresë institucioneve shqiptare, ku kërkonte të merreshin masa të menjëhershme, për shkak të rrezikut të tërmeteve dhe lajmëronte një rrezik të shtuar, duke cituar një deklarate të një sizmiologu të njohur grek.

“Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyje atë tërmet se na le pa gjumë. Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit” , shkruante Spiropali, duke u tallur me Presidentin. 

Ndërsa sot, pas tërmetit më të fuqishëm në 30 vite, Spiropali ka postuar një fletushkë dixhitale në rrjetet sociale, me këshilla se si të mbrohemi nga tërmeti. Do të ishte mirë në fakt, që zonja të zbresë në terren, siç bën në fushatat elektorale dhe të shohë qindra familje që po e kalojnë natën jashtë, për shkak se u janë shkatërruar shtëpitë. /TPZ.al/

Postimi i Spiropalit:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko