Dy persona janë plagosur me armë zjarri pak para mesnate në Nikël të Fushë Krujës. Mësohet se të plagosurit sapo kanë mbërritur në Spitalin e Traumës.
Nga raportimet e para që vijnë nga spitali bëhet e ditur se një nga të plagosurit është femër. Dy të plagosurit janë identifikaur si Mariglen Haka dhe Shpresa Basha.