Pothuajse gjatë gjithë natës ka pasur lëkundje tërmeti, ku më i forti me magnitudë prej 3.7 është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Ky tërmet është regjistruar sërish në Durrës me thellësi 44 km. Një tjetër tërmet është regjistruar rreth orës 05:19 minuta me magnitudë 2.9.
Ky tërmet është regjistruar në Gjokaj të Vorës me një thellësi prej 29 km.
Tërmeti më i fortë u regjistrua pasditen e djeshme me magnitudë 5.8, që sipas sizmiologëve është më i forti në 30 vitet e fundit.