Pasojave të tërmetit të djeshëm nuk i ka shpëtuar as qyteti i Kavajës.
Edhe në këtë qytet, dëmet në banesa janë të konsiderueshme, ndërsa në disa prej tyre jetesa në to për momentin duket mision i pamundur.
Siç shihet në fotot e mëposhtme, të publikuara në Facebook nga ish kryeministri Sali Berisha, dëmtimet në një prej pallateve të qytetit janë të mëdha.