Banesat e prekura nga tërmeti në fshatrat Dedej e Marqinet, në Vorë do të rikuperohen sa më parë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me deputetët Fatmir Xhafaj dhe Sadi Vorpsi vizituan familjarët e prekur nga tërmeti i ditës së djeshme në Dedej e Marqinet, bashkia Vorë.

Ministrja Balluku deklaroi se do të merren të gjitha masat për të rikuperuar dëmtimet në banesat e tyre pasi sipas saj, asnjë nuk është i vetëm para kësaj fatkeqësie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko