Skip to content

Moti për ditën e hënë, 23 shtator 2019!

auto auto moti 780x4391536905273153756006715380281121538076326 6

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qëndre e presionit të ulët atmosferik në veri të ballkanit me ndikim deri në vendin tonë ka diktuar vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta gjatë orëve të para të ditës POR gradualisht vranësirat zhvillohen duke  sjellë rrebeshe shiu si fillim në zonat veriperëndimore dhe qëndrore ku herë pas-here shirat do të jenë deri mesatar. Edhe gjatë natës shirat do të mbeten prezent duke përfshirë të gjithë territorin shqiptar.

 

Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes dhe mesditë e duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C mesdita.

 

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.