Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i tha homologut maqedonas Zoran Zaev se, megjithëse nuk ishte dakord me Marrëveshjen e Prespës, Greqia ishte e detyruar të respektojë atë.

Sipas burimeve të qeverisë Greke, Mitsotakis i tha Zaevit se nuk do ta nënshkruajë Marrëveshjen e Prespës, të cilën  qeveria e mëparshme greke e kryesuar nga Alexis Tsipras, e kishte nënshkruar me Maqedoninë Veriore në qershor 2018, por që marrëveshja tani është pjesë e ligjit ndërkombëtar dhe si të tillë Athina zyrtare është e detyruar ta respektojë.

Ai theksoi se në kohën e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në parlamentin grek, si drejtues i opozitës, ai po bënte gjithçka që mundet për të parandaluar ratifikimin e e saj.

Mitsotakis e ftoi Zaevin që të përmbushë detyrimet në bazë të marrëveshjes, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e markës tregtare, në përputhje me afatet kohore.

Zaev tha që qeveria e tij është e angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Ai shtoi se zbatimi i marrëveshjes do të rrisë investimet greke në Maqedoninë Veriore, ndërsa Mitsotakis tha se mungesa e një marrëveshje në të kaluarën nuk e ka penguar atë të ndodhë.

Mitsotakis dhe Zaev u takuan dje për herë të parë, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko