Një sasi e madhe prej 184 celularësh kontrabandë është kapur nga strukturat e Hetimit Doganor në bashkëpunim me Degën Doganore Rinas gjatë kontrollit të ushtruar në terminalin e pasagjerëve.
Policia vuri në
pranga shtetasin K.B. i cili kishte mbërritur në Rinas nga Stambolli.
Sasia e
padeklaruar u sekuestrua dhe shtetasi i mësipërm u arrestua në flagrancë për
veprën penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë , parashikuar nga neni 174
i K.Penal.
Vlera e
detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej 3 185 364
lekë.
Previous articleU akuzua se kërkon para, reagon fort Eni Cobani dhe premton gjyqNext articleLaert Vasili emërohet në postin e rëndësishëm zyrtar