Skip to content

Meta vlerëson me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” At Antonio Belushin

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” arbëreshin At Antonio Belushi.

 

Në një postim në “Facebook”, Meta shprehet se At Atnoni Belushi është një prej figurave që ka punuar dhe po punon për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, historisë, gjuhës dhe zakoneve të popullit arbëror.

 

“Për kontributet e dhëna në përhapjen, njohjen, studimin, ruajtjen dhe pasurimin e historisë, gjuhës, zakoneve dhe kulturës së rrallë arbëreshe, si dhe asaj arvanitase, pata sot kënaqësinë të vlerësoja me Dekoratën e lartë ‘Nënë Tereza’, një personalitet të jashtëzakonshëm arbëresh, At Antonio Belushi. Si prift famullitar, publicist, studiues, mësues, etnolog, historian dhe akademik, At Belushi, prej më shumë se gjysmë shekulli, me urtësi, pasion dhe përkushtim, ka punuar dhe punon për njohjen, ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, historisë, gjuhës dhe zakoneve të popullit arbëror. Mirënjohje ndaj vlerave të çmuara si autor i shumë studimeve e veprave për njohjen dhe lidhjen e shqiptarizmës kudo në botë, duke spikatur si veprimtar i paepur në përçimin dhe forcimin e identitetit kombëtar shqiptar ndër arbëreshët e Italisë.”