Skip to content

Pronat në Shqipëri të pasiguruara, indiferentizëm për pasojat nga katastrofat natyrore

Tërmeti i së shtunës shoqërohet me një pikëpyetje të madhe: A duhet të sigurojmë pronën nga katastrofat?

 

Në vendin tonë nuk ka ligj që të detyrojë qytetarët të kryejnë sigurimin e pronës, ajo mbetet në vullnetin e tyre.

 

Por referuar të dhënave, të vetmit qytetarë që kanë siguruar banesën nga zjarri tërmeti apo përmbytjet janë ata që i ka detyruar banka, për efekte kredie. Ky kontingjent përbën një përqindje të ulët të tregut të sigurimeve, ku numërohen rreth 30 mijë kontrata të tilla.

 

Pjesë e këtij tregu janë vetëm ata individë apo biznese të cilët I detyron bankar kur ata aplikojnë për të marrë kredi. E thënë ndryshe vetëm 15 % e tregut të sigurimeve përbëhet nga sigurimi I pronës. Kjo është një shifër shumë e ulët për vendin tonë, – thotë Edvin Libohova nga shoqata e kompanive të sigurimit.

 

 Aktualisht, kompanitë ofrojnë paketa për sigurimin e pronës, nga zjarri, tërmeti apo përmbytjet. Këto tarifa nisin me një shumë prej 5 mijë lekë në vit, ku kriteret përcaktuese janë vlera e banesës, si dhe niveli I sizmik I tokës.

 

 

Prej vitesh diskutohet mbi një nismë për ta bërë të detyrueshëm sigurimin e pronës, nisur edhe nga përmbytjet e vazhdueshme që prekin disa zona të vendit. Por deri më tani ajo nuk ka gjetur miratim, për shkak është një kosto shtesë në buxhetet modeste të familjeve shqiptare.