Ka nisur në Selenicë puna për ndërtimin e argjinaturës dhe paneleve mbrojtëse përgjatë lumit Shushice qe eshte dega kryesore e Vjoses.
Teksa inspektoi punimet ministri Bledi Cuci u shpreh se këto masa janë marrë për te frenuar përmbytjen dhe gërryerjen e tokave bujqësore, si dhe vërshimin e prurjeve të lumit në stacionin e ujit të pijshëm.
Në total investimi kap vlerën e 3 miliarde lekëve. Ministri i Bujqesise garantoi se punimet do të përfundojnë brenda muajit nëntor.
