Presidenti Ilir Meta nuk ka asnjë koment lidhur me draft raportin e Komisionit të Medias të publikuar dje në media.
Në një intervistë për Ora News Meta deklaroi:
“Kam zero koment. E kam shteruar me kohë edhe si President dhe institucion mbrojtjen e shkëlqyer parimore që i kemi bërë Kushtetutës dhe pluralizmit politik sipas Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut”.
A i trembet Venecias kreu i shtetit?
Ilir Meta: Si mund ti trembet Venecias Luani i Artë i Venecias për këtë vit.
