Skip to content

Makina përplas biçikletën tek rruga e Elbasanit

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtune në kryeqytet, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

 

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, ndërsa mësohet se një automjet ka përplasur drejtuesin e një biçiklete, transmeton Vizion Plus.

 

Nga aksidenti ka mbetur I plagosur drejtuesi i biçikletës I cili është dërguar në spital.

 

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.