Skip to content

Presidenti francez Emmanuel Macron kthehet ashpër kundër 16-vjeçares Greta Thunberg

Francë – Presidenti i Francës Emmanuel Macron është kthyer kundër aktivistes 16-vjeçare Greta Thunberg, e cila ka ngritur tërë botën në këmbë me protestat e saj për ndryshimet klimaterike.

16-vjeçarja paraqiti një ankesë ligjore ku akuzonte pesë shtete në botë për mos pjesëmarrje në ndalimin e ngrohjes globale.

Shtetet të cilat ajo akuzoi janë Gjermania, Franca, Brazili, Argjentina dhe Turqia.

Emmanuel Macron u shpreh se deklaratat e saj janë radikale, dhe aspak të qëndrueshme pasi Franca dhe Gjermania janë dy nga vendet të cilat ndjekin  një nga politikat më ambjentaliste në botë, mbjellin me miliona pemë në vit, dhe nuk duhet t’i kishte futur në listën e saj, e ndërkohë të linte jashtë vende si Kina, India apo Amerika, të cilat janë vëndet me ndotjen më të lartë në botë.

Shumë vende në botë mendojnë se 16-vjeçarja është e influencuar nga vënde të tjera, të cilat synojnë përçarjen e njerzëve , gjithashtu dhe shumë suportues të saj janë shprehur se përzgjedhja e vëndeve që ajo zgjodhi të hedhë në gjyq, është aspak e saktë, dhe e quajnë gafë, mos përmëndjen e Kinës apo Indisë dhe USA në listën e saj.

Burimi:Planet.Net

E.C/Dosja.al