Skip to content

Një minutë heshtjeje për Zhak Chirac, serbët fishkëllejnë dhe bërtasin “terrorist” (video)

srbi u bersiju

 

Nisja e një ndeshjeje volejbolli mes Serbisë dhe Francës ka shënuar një incident të rëndë, ku protagoniste ka qenë tifozeria serbe e ngarkuar me nacionalizmin e njohur ekstrem.

Në një minutë heshtjeje për ish-presidentin  Jacques Chirac, i cili ndërroi jetë në mesjavë, ata kanë fishkëllyer e madje thirrur “terrorist”.

E kjo për një figurë që gjithsesi ka qenë ndër ata të cilët kanë kundërshtuar bombardimin e Serbisë në rastin e Kosovës. Por me gjasë, inati ndaj të ndjerit është për rastin e Bosnjës, pasi Chirak qe ndër aktivët në atë luftë të dikurshme, duke mbajtur qëndrim kundërshtues ndaj serbëve.