Subscribe

Së shpejti qarkullimi i automjeteve do të jetë i mundur në të dyja korsitë e Bypaasit të Fierit duke lehtësuar trafikun për arterien e jugut të vendit. Sipas ministres së infrastrukturës puna po ecën sipas grafikut të përcaktuar për ta mbyllur atë pa filluar ende shirat dhe dimri.

 

Belinda Balluku: “Ne arritëm në këtë segment diçka shumë të rëndësishme, që ishte dorëzimi dhe hapja e karrexhatës së majtë për sezonin veror. Kjo është një gjë për të cilën unë ju kam përgëzuar, kryeministri gjithashtu dhe padyshim shpresojmë që ju ta mbani premtimin dhe në karrexhatën e djathtë. Çfarë duhet është që të përshpejtojmë ritmet. Këtu po punohet me ritme shumë të mira por për shkak se jemi në shtator dhe po vjen dimri pastaj gjërat nuk do jenë më në dorën tuaj apo tonën përsa i përket motit”.

 

Sa i takon problematikës së shpronësimeve, që preken nga kjo vepër por edhe në veprat e tjera që janë në proces, ministrja Balluku bëri të ditur se do të marrin zgjidhje me ngritjen e Agjencisë së Shpronësimeve për Interes Publik brenda muajit tetor.

 

“Shpronësimet janë arsyeja kryesore pse disa nga projektet tona kanë mbetur për momentin dhe ne kemi vendosur t’i japim dhe një zgjidhje, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po punon për ngritjen e një strukture që do jetë Agjencia e Shpronësimeve për Interes Publik mendojmë që brenda muajit tetor do jemi gati për të ngritur këtë agjenci të re ku do jenë të përqendruara të gjitha instancat që merren me shpronësimet”.

 

Krahas korsisë së këtij bypassi është duke u punuar edhe për ndërtimin e rrugëve dytësore si dhe ndërtimin e rrugës lidhëse të Apolonisë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re