Kolumbi – 3 trafikantë janë arrestuar ditën e sotme, në brigjet e Kolumbisë.
Trafikantët u gjetën nga një anijë marine, e cila vuri re disa meshkuj që qëndronin pezull mbi ujë, sipër disa pakove të mëdha në ngjyrë të zezë.
Burrat u gjetën në gjendje të dëshpëruar, pasi kishin me tëpër se 3 orë që gjendeshin në ujë.
Varka e tyre ishte mbytur, dhe ata kishin ngelur në mes të detit të hapur, duke pasur si ndihmë vetëm thasët e mëdhenj me kokainë.
Pasi u shpëtuan nga marinsat, 3 trafikantët u dërguan për në spital ku morën dhe ndihmën e parë të shpejtë.
Nëse ata nuk do kishin pasur thasët më kokainë për t’u mbajtur, mbase nuk do ja kishin dalë dot mbanë.
Policia e Kolumbisë deklaroi se 3 trafikantët kishin pasur rreth 1,5 ton kokainë me vete, ata u arrestuan dhe janë ende nën hetimin e policisë.
Burimi: Daily Mail
E.C/Dosja.al
