Skip to content

“Migjeni” fluturon drejt Romës, “Air Albania” nis udhëtimet drejt Italisë

Nga kjo e hënë qytetarët do të kenë një alternativë më shumë në udhetimet e e tyre.

Kompania Air Albania ka nisur sot fluturimet drejt Italisë. Bëhet fjalë për destinacione si Romës, Milano dhe  Bolonjë.

Avioni i pagëzuar me emrin “Migjeni” ka nisur fluturimin e parë që në orët e mëngjesit drejt Romës, ndërsa destinacioni I radhës ishte ai I paradites drej Milanons, në Malpensa.

Avioni I vënë në dispozicion është një boing me afro 170 vënde. Ajo që mbetet për tu parë janë cmimet me të cilat do të konkurojë kompania.

Referuar edhe një kërkimi në faqen e internetit për destinacionin drejt Romës një biletë vajtje –ardhje në datat 10-15 tetor kushton 16 mijë lekë.

Hyrja e një operatori të katërt në destinacionet me italinë në aeroportin Nënë Tereza vlersohet si një hap pozitiv I cili do të ndikojë në uljen e cmimit të biletave.

Aktualisht italia mban  afro 50 % të tregut të fluturimeve.

Brenda vitit kompania pritet te nise fluturimet edhe drejt destinacioneve te tjera europine me avionin qe do te mbaje emrin e “Naim Frashërit”.