Skip to content

A i keni vënë re ndonjëherë këmbët e bufit?

Tiranë – Sado i çuditshëm të jetë ky informacion, shumë prej jush nuk e kanë idenë se bufët, në fakt, i kanë këmbët e tyre shumë të gjata në krahasim me trupin.

Sigurisht, ato qëndrojnë të fshehura nën pendët e tyre, dhe kjo është arsyeja që shumë njerëz habiten kur shohin këmbët e tyre të gjata.

Këmbët e tyre të gjata i ndihmojnë ata në balancimin e fluturimit të tyre, si dhe në kapjen pas degëve apo vendeve të ndryshme ku qëndrojnë.

Reagime të shumta ka pasur pas fotove në internet të këmbëve të bufave, dhe shumë njerëz kanë filluar të qeshin me të madhe kur kanë parë foton, ndërkohë që ka edhe nga ata që janë trëmbur dhe fotot i kanë shkaktuar një ndjesi ankthi.

Burimi:The Sun

E.C/Dosja.al