TIRANË – “Boll plehra ka Shqipëria” , ishte motoja e nismës së bërë rreth 3 vite më parë nga AKIP ( aleanca kundër importit të plehrave).
Kjo nismë u kthye në mënyrë të menjëhershme në një protestë masive qytetare, e cila u bë shkas që qeveria dhe partitë politike parlamentare të rishikonin dhe njëherë ligjin e miratuar për importin e plehrave.

Pas një shqyrtimi të bërë, dhe protestës masive që vazhdoi për disa kohë, qeveria u detyrua ta hedhi poshtë ligjin për importin e plehrave, dhe sot falë kësaj në Shqipëri importohen zero plehra nga vendet jashtë saj.
Me gjithë problemet mjedisore që kemi, jemi shumë me fat të themi se ja dolëm, dhe se të paktën asnjë mbetje e vendeve të tjera nuk importohet në vendin tonë.
Burimi: AKIP
