Skip to content

Ndizen protestat në Irak, qeveria reagon me ushtri dhe ndalim interneti

Iraqqq

Qeveria e Irakut ka marrë masa të ashpra kundër protestuesve që po kërkojnë rrëzimin e regjimit, duke mbyllur qasjen në internet, vendosur tela me gjemba dhe duke pozicionuar forcat elitare ushtarake në vijë të frontit për të ndaluar demonstruesit.

Së paku pesë njerëz u vranë gjatë ditës së djeshme dhe më shumë se 200 u plagosën në protestën më të madhe kundër qeverisë një vjeçare të kryeministrit Adel Abdul Mahdi.

Paqëndrueshmëria e vendit duket se është gozhda e fundit e arkivolit të qeverisë së brishtë të Abdul Mahdi, e cila erdhi si kompromis midis fraksioneve rivale pas zgjedhjeve jo-gjithëpërfshirëse.