INDI – Në 150 vjetorin e ditëlindjes së tij, është vjedhur në Indinë qëndrore, hiri i Gandhit.
Gandhi është një figurë e njohur botërore, me një rëndësi të lartë kulturore por jo vetëm, ai njihet për përhapjen e besimit të tij Hindu, por edhe për rezictencën e drejtuar nga ai, ndaj trupave Britanikë, për çlirimin e Indisë.
Por jo çdo kush ka një mendim pozitiv apo mbresëlënës për Gandhin. Në memorialin e tij, të krijuar në vitin 1948, nga fiset Hindu, ishte shkruajtur fjala ‘ tradhëtar’, dhe ishte vjedhur hiri i eshtrave të tij.

Mendohet se këtë veprim e kanë bërë ekstremistët hindu, pasi Gandhi mbështeste dhe suportonte edhe fe të tjera në botë, siç është ajo myslimane.
Indiamomentalisht ka dy grupe të mëdha fesh, është ajo Hindu, që është dhe feja më e vjetër në botë, si dhe feja myslimane, që është më e përhapura në botë.
Çështja e fesë, është një çështje e cila shkakton shumë konflikt në të tërë Indinë, e mesa duket këtij konflikti nuk mund ti shpëtonte as Gandhi.
Policia Indiane shprehet se ky është një akt i turpshëm, dhe se figura e Gandhit njihet botërisht për përhapjen e dijes, dhe paqes në botë.
Ata deklaruan se do ta gjejnë shkaktarin e këtij krimi me çdo kusht, dhe se hetimet nuk do të ndalen.
Burimi:Daily Mail
E.C/Dosja.al
