Gjatë një vizite në Shkup në kuadër të një turi rajonal, Sekretari amerikan i Shteti Mike Pompeo ka vënë theksin te ndikimi rus dhe ai kinez në rajon.

Perëndimi e ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për fushatë për dezinformata në mediat sociale, veçanërisht në vitin 2018, në një kohë beteje politike mbi ndryshimin e emrit, të cilin Moska e ka kundërshtuar.

Kur është fjala për Kinën, ajo ka filluar të zbatojë një politikë investimesh në Ballkan, veçanërisht në ndërtimin e infrastrukturës që mungon në atë rajon të varfër në derën e Bashkimit Evropian, siç e përshkruajnë mediat.

Maqedonia Veriore duhet të “rezistojë me forcë dhe të mbrohet nga ndikimet e dëmshme”, tha Pompeo.

“Vendi juaj duhet të shkojë përpara i udhëhequr nga zemra dhe shpirti i qytetarëve të Maqedonisë Veriore, jo nga serverat dhe trollet ruse në rrjetet sociale”, tha ai.

Dihet që vetë Maqedonia Veriore ishte një qendër e rëndësishme për prodhimin e “lajmeve të rreme” që synonin tregun amerikan gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2016, e cila u fitua nga Donald Trump.

Pompeo paralajmëroi gjithashtu për një “strategji masive të ryshfetit kinez për kontratat e ndërtimit të infrastrukturës”.

Në gjashtë vitet e fundit, Kina ka zbatuar një strategji të investimeve masive në infrastrukturë dhe në këtë fushë tani po rivalizon evropianët.

Traktatet e tyre mbështeten nga kreditë që Perëndimi po paralajmëron vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk kanë para, duke theksuar se ato mund t’i shtyjnë në skllavërim ndaj borxheve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re